Suchergebnisse
Filter
8 Ergebnisse
Sortierung:
BENDA E ARBRIT NË MESJETËN E VONË
In: Studime historike, Heft 1-2
Në fund të shek. XII, në mënyrë të qartë, por në fakt qysh në shek. XI, në burimet bizantine dhe në ato papale e sllave, përmendet vazhdimisht krahina e Arbrit . Këtu u krijua i pari formacion shtetëror mesjetar shqiptar, Principata e Arbrit. Për vetë pozicionin gjeografik, afër Durrësit e përgjatë rrugës Egnatia, Arbri ka qenë në qendër të historisë mesjetare jo vetëm shqiptare, por edhe të asaj adriatiko-ballkanike, dhe jo më kot, balkanologë e albanologë të shquar, e kanë pagëzuar Arbrin si "bërthamën" e Shqipërisë Mesjetare.
PËRKIME SHQIPTARO-MALAZEZE NË MESJETË
In: Studime historike, Heft 3-4
Milan Shuflay duket se ka dhënë thelbin e lidhjeve mes shqiptarëve emalazezëve në Mesjetë, kur pohonte se "Zeta dhe Shqipëria e veriutpërbënin një fytyrë biologjike të veçantë: ishin të lidhura me të njëjtëntokë plastike, me të njëjtin gjak ilir e me të njëjtat peripeci historike"1. Nëfakt, e gjithë kjo trevë e Ballkanit Perëndimor e ka përcjellur në të njëjtënmënyrë momentin kryesor të ndryshimeve të mëdha etnike e kulturore nëBallkan, atë të dyndjeve e të kolonizimit sllav. Historianë e linguistë tëshumtë kanë arritur në konkluzionin se, në Malin e Zi të sotëm dheakoma më në jug, në Shqipëri, kapërcimi nga antikiteti në Mesjetë nuk ukarakterizua nga përmbysje etnike, pasi me përjashtim të infiltrimeveperiferike sllave, aty masa dërrmuese e popullsisë mbeti e përfaqësuarnga banorët e lashtë, në radhë të parë ilirë.
VENEDIKU DHE SKËNDERBEU, NË LUFTË E NË PAQE
In: Studime historike, Heft 1-2
Vështirësitë në interpretimin e fakteve që lidhen me historinë e Gjergj Kastriotit, në përgjithësi, e me marrëdhëniet e tij të jashtme, në veçanti, burojnë në një masë të madhe nga vlerësimi ende jo proporcional që u është bërë shpesh burimeve tregimtare dhe atyre arkivore. Në mënyrë të posaçme, marrëdhëniet e Skënderbeut me Republikën e Venedikut, që janë tema e këtij punimi, nuk do mund të ndërtoheshin veçse në mënyrë të mangët e shpeshherë të gabuar, në rast se do mbivlerësoheshin të parat e nënvleftësoheshin të dytat.
ALAIN DUCELLIER: (In memoriam) (1938-2018)
In: Studime historike, Heft 1-2
Këto ditë u nda nga jeta prof. Alain Ducellier, historian francez, bizantolog e albanolog ndër më të shquarit e shek. XX. Alain Ducellier u formua në shkollën e mjeshtrit të madh të studimeve bizantine, Paul Lemerle, dhe për shumë vjet drejtoi Institutin e Studimeve Bizantine në Universitetin Le Mirail të Toulouse-s. Është autor i më se 20 monografive dhe i një numri shumëfish artikujsh shkencorë mbi Bizantin e botën bizantine, përkthyer e botuar në disa gjuhë e në revistat më të njohura shkencore të specializuara. Solli një qasje të re metodologjike në këto studime, duke u nisur nga periferitë për të shkuar drejt qendrës së Perandorisë duke i kushtuar një vëmendje, deri atëherë të munguar, provincave bizantine. Kështu, falë njohjes sovrane të gjuhëve e të kulturave të të gjithë popujve të përfshirë në Perandorinë Bizantine, Ducellier zbuloi dhe tregoi historitë "arabe", "sllave", "greke", "italiane" e sidomos "shqiptare" të asaj Perandorie.
FLUKSE MIGRATORE SHQIPTARE NGA MOREA DREJT ITALISË, SHEK. XV-XVII
In: Studime historike, Heft 3-4
Kur flitet për flukset migratore shqiptare të Mesjetës, me to kuptohen para së gjithash ato të shek. XIV drejt Greqisë si dhe flukset e mëvonshme që ndoqën drejtimin e Italisë e të Dalmacisë. Ikjet masive të popullsive shqiptare drejt Italisë së Jugut e Sicilisë nga brigjet lindore të Adriatikut e të Jonit, fillojnë gjatë përplasjeve të mëdha me turqit osmanë, në shek. XV, dhe vazhdojnë me intensitet të lartë pas pushtimit të atyre viseve, deri në shek. XVII. Qysh në vitin 1461, në letrën për kontin Giovanni Antonio Orsini të Tarantos, Gjergj Kastrioti paralajmëronte popullimin me shqiptarë të trevës së Puljes, atë kohë e braktisur dhe e shkretuar.
The truth on Kosova
World Affairs Online